“Shqiptarët”, Britania nuk dorëzohet, kryeministri ri gati marrëveshjen me Francën
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar po planifikon të hapë një rrugë të shpejtë për të dëbuar emigrantët shqiptarë brenda disa ditësh nga mbërritja e tyre. Për këtë çështje kryeministri Sunak do të takijë të hënën në Egjipt presidentin francez Macron ku do ti kërkojë nënshkrimin e marrëveshjes për të ndaluar emigrantët e paligjshëm në bregun jugor.
Kryeministri i ri britanik Rishi Sunak i ka kërkuar Sekretarit të Brendshëm të tij të nënshkruajë marrëveshjen më të madhe ndonjëherë me Francën për të ndaluar emigrantët e paligjshëm në bregun jugor.
Kryeministri do të takohet të hënën me presidentin francez Emmanuel Macron në Samitin COP27 në Egjipt për të sqaruar detajet e marrëveshjes të cilën, Mbretëria e Bashkuar shpreson ta nënshkruajë në javët e ardhshme dhe që do të nënkuptonte një rritje të oficerëve francezë që patrullojnë plazhet e brigjeve ku emigrantët kalojnë.
Marrëveshja vjen pasi Sekretarja britanike për Çështjet e Brendshme, Suella Braverman paralajmëroi në parlamentin britanik se shumë shqiptarë bëjnë pretendime ‘të rreme’ se janë ‘skllevër modernë’, pavarësisht se paguajnë mijëra për të shkuar në Mbretërinë e Bashkuar duke abuzuar me ligjin sipas saj.
Por kjo deklaratë se 140 mijë shqiptarë që janë shpërngulur në Britaninë e Madhe do të pritej me nervozizëm nga kryeministri shqiptar Edi Rama.
Ai theksoi se 70 përqind e 140 mijë shqiptarëve që hynë në Britaninë e Madhe nuk u nisën nga Shqipëria, por shumica janë nga Italia dhe Greqia dhe po riemigrojnë, ndërsa 1200 prej tyre janë njerëz të biznesit.
Sipas tij Britania e Madhe nuk duhet të reagojë ndaj këtij fenomeni me një retorikë krimi që përfundon duke dënuar të pafajshmit.
Ai shtoi se ne kemi për detyrë të luftojmë krimin në shtëpi dhe po e bëjmë këtë me vendosmëri, pasi bashkëpunojmë ngushtë edhe me të tjerët.
