Terror në Tiranë, mbajti të ngujuar gruan dhe fëmijët për 6 vjet, arrestohet ekstremisti 52-vjeçar
Një grua së bashku me dy fëmijët e saj 15 dhe 17 vjeç, janë dhunuar dhe janë mbajtur për vite me radhë të mbyllur nga kryefamiljari. Policia ka ndërhyrë një natë më parë duke e arrestuar vetëm pas krismave të armëve. Ndërsa fqinjët theksojnë se rasti në fjalë ishte i njohur.
Në këtë banesë dy katëshe por të fortifikuar nga të gjitha anët, në mënyrë që të ngujuarit prej më shumë se 6 vitesh të mos të shihnin as dritën e diellit , jetonte prej vitesh gruaja dhe femijët e Gjergj Laçit.
Fqinjtë shprehen se nuk kishin shqetësime të tjera prej tij, përveç faktit që disa herë pasi pinte, ai qëllonte në ajër, siç kishte ndodhur edhe një natë më parë kur policia e kishte arrestuar.
"Në mos gaboj është hera e tretë që ka qëlluar," thotë një banore.
Për bashkëshorten thonë se ishte grua e urtë dhe e shihnin shumë rrallë, ndërsa fëmijet që prej një viti nuk i kishin parë fare, por kishin mësuar që ai nuk i linte të shkonin në shkollë.
"Ata nuk para dilnin, nuk e di me çfarë jetojnë. fëmijët këtë vit nuk i kam parë, thonë që nuk shkojnë në shkollë," thotë ajo.
Problemi i kësaj familje dihej edhe nga banorët të tjerë që jetonin prej afro 20 vitesh pranë tyre, por asnjë prej tyre nuk kishte marrë guximin ta denonconte si rast.
"Kam 20 vjet që jetoj këtu. Gruan e tij nuk e njih as si fytyrë se nuk ka dalë jashtë. As fëmijët si kam parë, nuk i njoh fare," tha një banore tjetër.
Dy fëmijët dhe bashkëshortja janë dërguar në një qendër rehabilitimi ndërsa policia pas kontrolli të banesës gjetur dy mjete prerëse ndërsa gjatë kontrollit të banesës iu gjetën edhe 700 fishekë luftarakë, si dhe krehëra automatiku.


