Ura “mban peng” Vidohovën, fshati vuan mungesën e investimeve në infrastrukturë

Banorët e fshatrave të Devollit ankohen se investimet e munguara në infrastrukturë u vështirësojnë jetesën në zonën e njohur për dimrin e ashpër dhe të gjatë. Një urë dhe rrugë i mbajnë peng.

Kjo është ura që lidh fshatin Miras me fshatin Vidohovë të bashkisë së Devollit.

Në ditët me diell të vjeshtës, ofron pamje piktoreske, por me shiun dhe borën vijnë vështirësitë.

"Kjo urë që kur u bë, kur ka qenë deputet Maqo Lakrori, menduam se do të bëhej diçka e qenë. Por fundi i fjalës është kjo që është. U bë me këtë dyshemenë me dërrasë. Kjo është një zonë malore që rrihet nga shiu e dëbora dhe dërrasa nuk rezistente.

Nuk është urë e mirë," thonë banorët.

Pasi kalon urën, nis rruga drejt fshatit të Vidohovës.

Aksi është i shkatërruar thuajse në të gjithë gjatësinë e tij.

Banorët tregojnë se kjo gjendje mbetet e pandryshuar prej vitesh dhe gjatë dimrit rrezikojnë izolimin.

"Rruga e Vidohovës të bëhet me asfalt është e mirë. Gjynah dhe fshati tani ka mbetur, se andej lart i bënë ata," thotë një banor.

Banorët e Vidohovës tregojnë se ndërhyrjet e bashkisë se Devollit në infrastrukturë janë minimale dhe asnjëherë nuk u kanë dhënë zgjidhje këtyre halleve që janë një prej arsyeve pse njerëzit po ikin.

Ura “mban peng” Vidohovën, fshati vuan mungesën e

Ura “mban peng” Vidohovën, fshati vuan mungesën e

Ura “mban peng” Vidohovën, fshati vuan mungesën e

Ura “mban peng” Vidohovën, fshati vuan mungesën e