“Luigj Gurakuqi” bllokon doktoraturat, “Erasmus” thirrje rektores: Keni afat deri në 14 nëntor
Universiteti i Shkodrës ka mbajtur të bllokuara këtë vit aplikimin për programin e doktoraturës në kuadër të programit Erasmus+. Përfaqësues të këtij programi i bëjnë thirrje rektoratit të nisin aplikimet brenda datës 14 nëntor ose në të kundër do të ketë penalitete financiare.
Në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” është bllokuar këtë vit programi i doktoraturës në kuadër të projektit Erasmus + MARDS.
Konsorciumi i Programit MARDS Erasmus+ ka këruar prej rektores së Shkodrës Suzana Golemi të hap sa më parë thirrjen, brenda datës 14 tetor, ose në të kundërt do të ketë penalitete financiare për institucionin që ajo drejton.
“Nëse programi i doktoraturës nuk konfirmohet dhe thirrja e regjistrimit nuk kryhet para përfundimit të Projektit, Erasmus paralajmëron se mund të ndodhin penalitete të konsiderueshme financiare për ju si partner dhe Universitetin e Shkodrës mund ta gjejë veten në pozicionin e kthimit të parave të marra në kuadër të projektit.
“Po shfrytëzojmë rastin për t'ju kujtuar se kjo nuk është vetëm përgjegjësi institucionale, por gjithashtu përgjegjësinë personale e Rektorit si përfaqësues ligjor i partnerit të projektit Erasmus+ MARDS," thekson Erasmus në letrën drejtuar rekotoratit të Shkodrës.
Gjithashtu një tjetër ndërshkim për universitetin është që të mos marrin pjesë në asnjë projekt të BE.
Bëhet me dije se në lidhje me këtë cështje përgjegjësit e vetëm janë drejtuesit e universiteti të Shkodrës dhe se ministria e Arsimit nuk mund të marr asnjë vendim.