Çfarë të mire i njeh Edi Ramës? Berisha: E ka kthyer PS-në njëlloj sikur Enver Hoxha dikur
Kreu i PD-së, Sali Berisha i ftuar në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora tha se Rama ka bërë të zezën më të madhe ndaj vendin duke bërë që vendin të ketë shpopullim.
Ai u shpreh se Rama ka hequr institucionin e votës në partinë e tij, duke e shndërruar atë njëlloj sikurse në kohën e Enver Hoxhës.
Berisha: Kur marr dhe analizoj të zezat e mëdha që i bëri kombit ky. Po të kthehemi në vitin 1991, shqiptarët u dyndën ne eksod, sepse e pritën lirinë si njerëzit më të uritur. Shqipëria, në rrafshin ekonomik ishte në kolaps të plotë, megjithatë, më shumë shqiptarë se 1991, po ashtu edhe se sa sirianë, janë larguar nga vitit 2014 deri në 2021, 26% e popullatës.
Kjo është shpopullimi më i tmerrshëm që u është bërë shqiptarëve ndonjëherë, që nuk e ka bërë as Tito dhe Millosheviçi, as lufta civile në Greqi dhe Siri. Kjo është vepra më e zezë e Ramës në historinë tonë. Një njeri që vinte në vitin ’90 se duhet të varim në çdo shtyllë ndonjë komunist, unë i thoja se duhet varë baba jonë, ai thoshte i pari të varet, ndërsa sot vendos monizmin. Unë e kam vlerësuar Fatos Nanon kur e anëtarësoi PS-në në internacionale. Rama i hoqi të gjitha dhe vendosi në mënyrë identike sikurse ka qenë në kohën e Enver Hoxhës.

