“E frikshme të flasësh e të mos flasësh”, Brahim Shima: Nuk hetojnë bosët e drogës, konfiskojnë RTV Ora
Drejtori i Informacionit në RTV Ora, Brahim Shima në një intervistë për Ora News me gazetarin Everest Dedaj tha se prej 4 vitesh mesazhet kanë qenë të qarta për mbylljen e RTV Ora.
Shima shprehet se në vend që të hetojnë bosët e drogës merren me median e lirë.
Brahim Shima: RTV Ora kalon në pronësi të shtetit në mënyrë totale. Nuk e di se kush gazetar do të punojë në një televizion ku nuk e di se kush do të vijë për të parë si do të veprohet. Nuk ka një procedurë të tillë deri sot. Sot u kap drogë në Durrës nuk besoj se do të vinte të qëndronte në magazinën e televizionit Ora. Është e disata herë që në Durrës kapet drogë në sasi të tilla. Unë as nuk e njoh si është droga. E shoh se mungon hetimi ndaj atyre që janë realisht bosët e drogës dhe merren me median.
Sipas tij krahas konfiskimit të RTV Ora dhe për mediat e tjera që paraqesin realitetin ndryshe nga se paraqitet në rrjetet sociale të kryebashkiakut TË Tiranës, Veliaj është shprehur se nuk duhet të ekzistojnë.
Brahim Shima: Sot është dhe e frikshme të flasësh e të mos flasësh. Presioni është tejet i madh. Opinionet ndahen në dysh por mesazhet prej 4 vitesh kanë qenë të qarta ndaj televizionit Ora dhe çuditërisht zyrtarët e lartë të bashkisë së Tiranës e dinin fare mirë se çfarë do të ndodhte dhe nuk e di se si e dinin se çfarë do të ndodhte. Veliaj shpesh ka thënë do e shihni se çfarë do të ndodhë duke atakuar shpesh që një televizion i tillë nuk duhet të ekzistojë apo siç tha pak ditë më parë se duhet të mbahet qëndrim që një televizion i tillë të mos ekzistojë.
“Besoj në 5 vite me sa jam angazhuar unë në rol drejtues në televizion kemi shfaqur kronika që pasqyronin situatën ndryshe të Tiranës ndryshe nga se pasqyrohej nga Facebook i kryetarit të bashkisë. Edhe disa media të tjera që janë bashkuar në këta nisma janë përmendur që nuk duhet të ekzistojnë. Vjen një drejtësi si pasojë e qëndrimeve politike. Do të shpresoja që drejtësia të vihej në vend. “

