Çuçi përgëzon policinë për kapjen e mbi 33 kg kokainë në portin e Durrësit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Nëntor 2022, 21:55
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka përgëzuar policinë e shtetit për kapjen e kokainës në portin e Durrësit.
"Përgëzime Policisë së Shtetit për goditjen e suksesshme në Portin e Durrësit, ku u sekuestruan 33.5 kg lëndë narkotike e dyshuar si kokainë" shkruan ai në twitter.
Ministri thotë se kjo është prova e radhës e punës së shkëlqyer hetimore dhe operacionale, e luftës pa kompromis përballë krimit të organizuar dhe dëshmi e pakontestueshme e vendosmërisë për të rritur gjithnjë e më shumë forcën goditëse të Policisë së Shtetit ndaj grupeve kriminale.
Operacioni vijon, përfundon ai.
