Rama “i neveritur” nga britanikët: Sulmet ndaj shqiptarëve ushqejnë ksenofobinë

Kryeministri Rama ka akuzuar zyrtarët britanikë se po shënjestrojnë emigrantët shqiptarë si shkaku i krimit dhe problemeve të pikave kufitare në Britaninë e Madhe. Sipas Ramës këto sulmet nuk bëjnë asgjë tjetër përvecse ushqejnë urrejtje nga shqiptarëve. Zyrtarët britanikë po hartojnë plane për të deportuar mijëra azilkërkues shqiptarë pothuajse menjëherë pasi ata mbërrijnë me gomonë në Britaninë e Madhe.

Deklaratat e sekretares së përgjithshme britanike ku tha se vendi po ‘pushtohet’ nga njerëzit që vijnë me varka nga Franca referuar emigrantëve shqiptarë dhe propozimi nga ana e ministrave britanikë ku kërkohet që të shmanget dhënia e kohës për shqiptarët që nuk arrijnë të marrin azil dhe deportimi i tyre brenda disa ditëve, ka shkaktuar reagime të forta nga kryeministri Rama.

Në një intervistë për BBC, Rama i ka cilësuar sulmet që zyrtarët britanikë po i bëjnë emigrantëve shqiptarë ksenofobik dhe se problemi nuk është i shqiptarëve që emigrojnë por i politikave të brendshme të dështuara në britani.

Ai gjithashtu shtoi se ndihet ‘i neveritur’ nga kjo lloj politike që është e destinuar të dështojë.

Edi Rama: "Kjo është një lloj gjuhe që nuk vjen për mirë. Kjo lloj retorike nuk është një program, nuk është një vizion, nuk është asgjë tjetër përvec ushqyerjes së ksenofobisë dhe sulmeve ndaj një komuniteti. Kjo shkon komplet kundër me traditat e vjetra britanike që interveprojnë me minoritetet. Britania e madhe ka qënë një model dhe tani është kthyer në një lloj çmendine".

Sipas Ramës vetëm 30% e emigrantëve shqiptarë kanë ardhur nga shqipëria ndërsa 70% kanë emigruar nga vende si Greqia dhe Italia. Por kjo mesa duket reflektohet ndryshe duke parë se në fshatrat e vendit në veri dhe në jug janë larguar pothuajse të gjithë të rinjtë.