Zekthi: Berisha e ka uzurpuar PD-në në mënyrë të paligjshme, protestat nuk rrëzojnë qeveri

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, analisti Fitim Zekthi u shpreh se e ka uzurpuar PD-në në mënyrë të paligjshme dhe flagrante.  

Ai tha se Berisha shkarkoi Bashën në kuvendin e 11 dhjetorit, duke shtuar se ai nuk ishte kuvend i PD-së, por një miting.

Zekthi: Berisha në gjykimin tim, e ka uzurpuar PD-në në mënyrë të paligjshme dhe flagrante. Ai mblodhi njerëz në stadium, sikur ishte miting dhe shkarkoi Bashën. Unë them pse nuk shkarkoi edhe Ramën, se nuk e merr vesh njeri ca kuvendi ishte ai, se nuk mblidhet kuvendi pa rregulla.

E drejta nuk është çështje shumice. Nëse Berisha e merr PD-në, unë besoj se këta do ta marrin partinë dhe do të vijnë vërdallë. Mendoj se do të jetë një puç i madh për opozitën. Mendoj se protestat që organizohen nga partitë janë për të rregulluar gjendjen e brendshme të partive, jo për të rrëzuar qeverinë.