Akademia e Shkencave publikon studimin: 92% e shqiptarëve kanë krijuar imunitet ndaj Covid-19
Akademia e shkencave mendon se rreth 92% e qytetarëve shqiptarë kanë fituar imunitet ndaj koronavirusit. Sipas studimit të publikuar, në përqindje më të ulët janë fëmijët nga 1 deri në 9 vjeç, ndërsa temperaturat e ulëta pritet të sjellin shtim të infektimeve.
Popullsia në Shqipëri ka krijuar imunitet ndaj infeksionit COVID 19 në masën rreth 92.2 për qind.
Akademia e shkencave të Shqipërisë bëri publike rezolutën e 4 të pandemisë duke përfshirë qytetarë nga të gjitha grupmoshat.
Mjeku imunolog Genc Sulçebe tha se përqindja e antitrupave nuk ishte e njëjtë në të gjitha grup-moshat.
“Nga 70.2% në popullatën e zakonshme në vitin 2021, në vitin 2022, gjendet në 92.2%.”
Për 1 deri 9-vjeçarët është 76% ndërsa deri në 94.3% për individët mbi 65 vjeç.
Nga ky studim ka rezultuar se moshat 1 deri 15 vjeç nuk janë të vaksinuar. Dozën e dytë e kanë bërë 73.5% e të pyeturve, ndërsa ka ende që kanë kryer vetëm një dozë.
Në valën e 6 të Covidit vihet re një ulje e numrit të të infektuarve, por ky ekuilibër mund të prishet për shkak të temperaturave të ulta dhe uljes së imunitetit.
“Së pari është ulja e imunitetit dhe mund të kemi shfaqjen e varianteve të reja virale.”
E më të rrezikuar janë fëmijët.
“Sidomos në moshat shkollore gjatë stinës së ftohtë duhet të presim një rritje të rasteve.”
Një pikë tjetër e studimit ishte edhe vdekshmëria shtesë në vendet e Evropën lindore. Mjeku Alban ylli thotë se sipas studimit, mosrespektimi i rregullave solli dhe këtë numër humbje jetësh.
“Me shumë gjasë rritja e vdekjeve duhet të ketë ardhur si pasojë e moszbatimit të rregullave.”
Pjesë e studimit u bënë 2182 individë të të gjitha moshave në popullatën e përgjithshme shqiptare nga të cilët 10% ishin të pranishëm te dy anketat e fundit.
