“Po sikur të thotë Rama pse kënduat himnin tonë?” Tifozët e Gjakovës krijojnë debat në “Ora Sport”

Tifozët e Gjakovës refuzuan të këndojnë himnin e shtetit të Kosovës në dy ndeshjet e fundit të baskektbollit.

E gjithë salla njëzëri ka kënduarhimnin kombëtar të Shqipërisë.

 Një veprim i tillë është shoqëruar me gjobë në Kosovë.

Diskutimet rreth kësaj situate kanë krijuar debate në emisionin “Ora Sport”, në “RTV ORA”.

Edmond Gëzdari nuk e ka përshëndetur gjestin e tifozëve gjakovarë. Sipas tij, rregullat janë vendosur dhe duhen respektuar deri në fund. “Unë e shoh ndryshe. Nuk jam dakort me këtë. Ka rregulla që duhen ndjekur. Po sikur Rama të dalë nesër dhe të thotë: ‘Bëtë gabim që kënduat himnin tonë‘? Ka rregulla.“, tha Gëzdari.

Por më pas replikuar gazetari Eno Skarço.

Skarço ka mbështetur veprimin e bërë në Gjakovë, pasi në fund të fundit është kënduar himni që i bashkon të gjithë shqiptarët.

“E megjithatë, sa bukur kur thyhen rregullat kështu“, ështe shprehur ai.