VIDEO/ Terrorizohen banorët në Meksikë, qeni lëviz në rrugë me një kokë të prerë njeriu

Një qen ka terrorizuar mbarë publikun në Meksisë duke vrapuar në rrugë me një kokë njeriu të prerë.

Qeni mendohet se e mori pjesën e gjymtuar pas një krimi makabër në Zacatecas, në veri të vendit.

Zyrtarët thanë se koka e copëtuar ishte lënë në një kabinë të mërkurën vonë, me një shënim që paralajmëronte se "Koka tjetër është e jotja".

Koka ishte lënë në një pankartë kartoni me një mesazh të nënshkruar nga Karteli i Gjeneratës së Re Jalisco, një nga kartelet më të frikshëm në botë, i kryesuar nga El Mencho, personi më i kërkuar në Meksikë.

Mesazhi sinjalizonte  një kundërshtar që i përkiste kartelit Operativo MZ dhe thoshte: "Koka tjetër është e juaja".

Përpara se policia të ishte në gjendje të përcaktonte skenën e krimit dhe të hetonte vrasjen, qeni endacak u largua me kokën e kufomës.

Një video e postuar në rrjetet sociale tregoi qenin duke ecur në një rrugë, me sa duket duke synuar ta çonte në një vend të sigurt për ta ngrënë.