Tension para zgjedhjeve/ Sulmi ndaj Paul Pelosit, paralajmërim për ekstremizmin e dhunshëm
Ndërsa bashkëshorti i Nensy Pelosit po e merr veten pas sulmit me çekiç që i theu kafkën, qeveria amerikane shpërndau një buletin për zbatimin e ligjit para zgjedhjeve të mesmandatit. Dokumenti paralajmëroi për një "kërcënim të shtuar" të ekstremizmit të dhunshëm kundër kandidatëve, familjeve të tyre dhe ekipeve të fushatës.
Paul Pelosi, bashkëshorti i kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi, po shërohet nga operacioni pasi u sulmua në shtëpine e tij me çekiç nga një agresor.
82 vjeçarit iu thue kafka dhe pësoi lëndime serioze në krahun e djathtë dhe duar.
I dyshuari thuhet se ka kërkuar të takojë zonjën Pelosi pasi hyri në shtëpinë e San Franciskos. Presidenti Joe Biden e konsideroi sulmin "të neveritshëm".
Një 42-vjeçar u arrestua me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë ndërsa motivet ende nuk dihen. Zonja Pelosi - e cila ishte në anën tjetër të vendit në Uashington DC në kohën e sulmit, u kthye për të parë burrin e saj në spital. Ai nuk ishte objektivi, por u bë viktima.
Agresioni ndodh pak më shumë se një javë para zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, në një moment kur tensionet politike po vlojnë. Vota e 8 nëntorit do të përcaktojë se cila parti kontrollon Kongresin vitin e ardhshëm, një moment kyç në historinë amerikane. Vetëm pak orë pas ngjarjes në shtëpinë e Pelosit, qeveria amerikane shpërndau një buletin për zbatimin e ligjit në të gjithë vendin.
Dokumenti paralajmëroi për një "kërcënim të shtuar" të ekstremizmit të dhunshëm kundër kandidatëve, familjeve të tyre, dhe punonjësve të zgjedhjeve të nxitur nga individë që kanë kontestime ideologjike.
Departamenti Amerikan i Drejtësisë njoftoi për një rast kur një burrë nga Pensilvania ishte deklaruar fajtor për kërcënime të shumta me vdekje me telefon kundër një kongresmenit demokrat Eric Swalwell nga Kalifornia. Në Arizona, ka pasur raporte të shumta të individëve të maskuar me armë zjarri që hidhnin kutitë e votimit, gjoja për të monitoruar vendet për mashtrime zgjedhore.
Edhe kandidati republikan për guvernator, Lee Zeldin, u sulmua ndërsa ishte në skenë gjatë një mitingu fushate.
Të dhënat e siguruara nga Policia e Kapitolit të SHBA sugjerojnë se një valë e dhunshme po ndërtohet. Në tre muajt e parë të vitit 2022, departamenti ka dokumentuar më shumë se 1800 incidente.