Ta nisësh nga zero në Gjermani, 17 gra të papuna ukrainase fillojnë kursin e gjermanishtes
17 refugjate nga Ukraina të cilat ndodhen në Berlin janë futur në kurset e gjuhës gjermane me qëllim integrimin e tyre sa më të shpejt dhe marrjen e një pune, për sa kohë që diplomat nuk u njihen në Gjermani.
Në këtë klasë të pazakontë, 17 gra të papuna nga Ukraina po tentojnë të mësojnë gjuhën gjermane në një kurs të krijuar posaçërisht për të lehtësuar integrimin e tyre.
Ndërsa diplomat nuk u njihen në shtetin gjerman, ato po kërkojnë ta nisin gjithçka nga zero.
Kurset e gjuhës gjermane janë intensive, çdo ditë të javës nga tre orë për nëntë muaj rresht.
Mësimi për refugjatët është plotësisht falas.
Edhe pse jeta iu dogj në Ukrainë për shkak të luftës, ëndrrat e tyre për të nisur një jetë të re në Gjermani janë të mëdha.
Ato aspirojnë që të nisin punë sa më shpejt dhe kjo është arsyeja përse po i nënshtrohen mësimit të gjuhës gjermane.
Do të doja të qëndroja e sigurt. Unë mund ta shoh veten time vitin tjetër, me ndihmën e shkollës, duke marrë aftësi të mira të komunikimit në gjermanisht dhe gjithashtu duke bërë një punë të mirë, sepse unë jam pastiçiere dhe këtu ajo është shumë popullore. Shpresoj që të fitoj punën më të mirë të mundshme.
Planet e mia për të ardhmen, ndërsa po mësojmë gjermanisht do të ishte të bëhesha një inxhinier ose ndërtues. Të fitoj një punë në një kompani, për shembull në Siemens.
Mësuesja e gjermanishtes, Petra Schulte bën me faj politikat burokrate të shtetit të saj për mosnjohjen e diplomave edhe pse i dinë rrethanat e ukrainasve.
Petra Schulte: Në kursin tonë ka pjesëtare që kanë punuar për vite apo dekada dhe papritur diplomat e tyre nuk njihen dhe ato nuk mund të punojnë më. Këta njerëz vijnë këtu me optimizëm dhe entuziazëm ndërsa autoritetet bllokojnë gjithçka.
Refugjatët janë në mesin e më shumë se 1 milionë ukrainasve ë kanë ardhur në Gjermani që nga nisja e sulmit rus duke e bërë atë vendin e dytë në BE që pret më shumë emigrantë pas Polonisë.