Stuhi vrasëse në Filipine, dhjetëra viktima nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut

Stuhia tropikale që ka goditur Filipinet ka marrë përpara gjithçka , ndërsa trupa njerëzish janë gjetur të mbuluar nga balta si pasojë rrëshqitjes së dherave.  Këtë fundjavë intensiteti i reshjeve dhe përmbytjet u shtuan duke marre jetën 45 personave.

Një stuhi e fortë tropikale ka vrarë të paktën 45 njerëz në Filipine, duke shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje të dheut.

Stuhia Nalgae shkaktoi kërdinë më të madhe në provincat jugore të vendit dhe më pas iu drejtua veriut ku kryeqytetin Manila e presin shirat e rrëmbyeshëm.

Ekipet e shpëtimit nxorrën shumë trupa nga balta.

Autoritetet kanë pezulluar shërbimet e trageteve në pjesën më të madhe të arkipelagut, ku shumë njerëz udhëtojnë me varkë çdo ditë. Ata po evakuojnë shumë qytetarë në strehimore.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Shërbimet e urgjencës janë praktikuar mirë për t'iu përgjigjur stuhive të mëdha, por intensiteti i ujit e ka bërë të vështirë shpëtimin e njerëzve të bllokuar.

Reshjet e dendura të shiut nisën që të enjten dhe stuhia pritet të arrijë kulmin këtë fundjavë. Ajo ka detyruar gjithashtu mbylljen e shkollave dhe pezullimin e  transportit të urbaneve.

Këtë herë paralajmërimet janë lëshuar edhe për rrëshqitje balte në shpatet e vullkaneve më të mëdha.

Filipinet zakonisht përjetojnë 20 tajfunë ose stuhi tropikale çdo vit. Ata vijnë nga Oqeani Paqësor.

Stuhi vrasëse në Filipine, dhjetëra viktima nga përmbytjet