Çdo 10 minuta ka një divorc në Arabinë Saudite

Arabia Saudite ka raportuar një rritje të paprecedentë të shkallës vjetore të divorcit, me një mesatare prej 7 divorce në orë që nga fillimi i vitit 2022.

Lajmi në gazetën e Arabisë Saudite Al-Yevm përfshinte të dhënat e publikuara nga Instituti i Përgjithshëm i Statistikave të Arabisë Saudite për rastet e divorcit të vitit 2022.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, shkalla e divorcit është rritur me 12,7 për qind në vitin 2020 krahasuar me një vit më parë dhe janë regjistruar 57 mijë e 595 raste. Që nga fillimi i këtij viti ka pasur mesatarisht 168 divorce në ditë.

Avokati Dahil ed-Dahil , deklaratat e të cilit përfshihen në lajm, rënditi arsyet më të rëndësishme të rritjes së shkallës së divorcit në Arabinë Saudite në vitet e fundit, si rritja e çmimeve për shkak të epidemisë së Covid-19, kriza ekonomike dhe problemet që sjell varësia në rrjetet sociale.

Ai gjithashtu vuri në dukje se ka pasur një rënie të ndjeshme të shkallës së martesave në vend, dhe arsyet kryesore për këtë rënie ishin mungesa e arsimit dhe shpenzimet e larta të pajës dhe martesës, raporton CNN Turk.