Lajm i mirë, vrima e Ozonit në Jug është zvogëluar me 700 mijë milje2

Vrima e Ozonit mbi Polin e Jugut është zvogëluar me 700,000 milje katrore - një madhësi e ngjashme me Teksasin, në krahasim me këtë kohë të vitit të kaluar, duke dhënë shpresë për shkencëtarët që besojnë se është eliminimi i substancave që shkatërrojnë ozonin që po zvogëlon vrimën.

NASA ndau njoftimin të mërkurën, duke vënë në dukje se vrima arriti një sipërfaqe mesatare prej 8.9 milion milje katrorë midis 7 shtatorit dhe 13 tetorit, që është pak më e vogël se 8.99 milion milje katrorë që ishte vitin e kaluar.

Vëzhgimet satelitore përcaktuan se zona e vrimës së ozonit arriti një maksimum njëditor prej 10.2 milion milje katrorë më 5 tetor, por tani është kthyer dhe po zvogëlohet, duke vërejtur edhe  trendin gjatë viteve të fundit.

Zvogëlimi i saj besohet se lidhet me Protokollin e Montrealit, një traktat i miratuar 35 vjet më parë për të ndaluar çlirimin e kimikateve të dëmshme që shkatërrojnë ozonin, të quajtur klorofluorokarbone, ose CFC, që përdoreshin në aerosole.

Paul Newman, shkencëtari kryesor për shkencat e Tokës në Qendrën e Fluturimeve Hapësinore Goddard të NASA-s në Greenbelt, Maryland, tha në një deklaratë:

 "Me kalimin e kohës, po bëhet një përparim i qëndrueshëm dhe vrima po bëhet më e vogël.

Ne shohim disa lëkundje ndërsa ndryshimet e motit dhe faktorë të tjerë bëjnë që numrat të lëvizin pak nga dita në ditë dhe nga java në javë.

Por në përgjithësi, ne e shohim atë në rënie gjatë dy dekadave të fundit. Eliminimi i substancave që shkatërrojnë ozonin përmes Protokollit të Montrealit po zvogëlon vrimën."

Shtresat e ozonit qëndrojnë në stratosferë, duke mbrojtur Tokën nga rrezet ultravjollcë të diellit dhe kur ka një vrimë, ato rreze janë në gjendje të godasin planetin tonë, shkruan media britanike.