Punonjësit zbulojnë trupin e pajetë në shasinë e avionit që vinte nga Teherani në Frankfurt

Një trup i pajetë u zbulua në pjesën e poshtme të një avioni të Lufthansa-s i cili mbërriti në aeroportin e Frankfurtit të enjten nga Teherani, raporton gazeta gjermane Bild.

Punëtorët gjetën trupin pasi pasagjerët e fluturimit LH601 ishin larguar nga avioni dhe avioni A340 ishte zhvendosur në një hangar për mirëmbajtje.

I njëjti itinerar fluturimi, i planifikuar për të premten është anuluar, sipas faqes së internetit të Lufthansa.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Pra po i referohemi pjesës së poshtme të avionit, trupit të tij kryesor dhe seksionit të krahut.

Është e rrallë që njerëzit t'i mbijetojnë udhëtimeve të gjata atje, për shkak të kushteve ekstreme me të cilat përballen, duke përfshirë ngrirjen dhe shtypjen gjatë uljes dhe ngritjes.

Distanca nga Teherani në Frankfurt është afërsisht 3,768 kilometra.

Çfarë po ndodh në Iran?

Incidenti vjen në një kohë trazirash të përhapura në Iran, të ndezura nga vdekja e Mahsa Amini.

Vajza kurde iraniane 22-vjeçare, u arrestua nga policia e moralit të Republikës Islamike për "veshje të papërshtatshme" dhe vdiq në paraburgimin e policisë më 16 shtator, raporton Euroneës.

40 ditë pas vdekjes së saj, dhjetëra mijëra protestues u mblodhën te varri i Aminit të mërkurën, ndërsa lëvizja për "gruan, jetën, lirinë" refuzon të tërhiqet.

Lufthansa dhe policia federale nuk pranuan të komentojnë incidentin në aeroportin e Frankfurtit. Policia e Frankfurtit nuk ishte e gatshme për koment, shkruan media e huaj.