Rama: Fluturimet e mija u kushtuan shqiptarëve më pak se gjysma e shpifarakut kur ishte kryeministër

Kryeministri i vendit Edi Rama ka vijuar edhe sot reagimet ndaj akuzave të opozitës mbi shpenzimet e fluturimeve të tij ajrore.
Në një postim në Twitter, ai deklaroi se në marrëveshje dhe me Air Albania shpenzimet e fluturimeve të tij u kanë kushtuar shqiptarëve më pak se gjysma e fluturimeve të "shpifarakut më të ulët të opozitës kur ishte kryeministër".
“Si të mos ndjesh neveri për rublaxhinjtë e opozitës dhe gjobaxhinjtë e ekraneve, përhapës gënjeshtrash e shpifjesh, katranë me bojë që tallen me publikun!
Shpenzimi mesatar vjetor i Kryeministrit për udhëtimet jashtë:
2012 226.893Lek të reja
2020 193.331Lek të reja
Pra në 2 vite e 9 muaj të përdorimit të avionin promocional Albania me një marrëveshje të favorshme me Air Albanian, udhëtimet e mia u kanë kushtuar taksapaguesve mesatarisht më pak se gjysma e shpifarakut më të ulët në historinë e Shqipërisë, kur fatkeqësisht ishte kryeministër!" shkroi Rama.
Kreu i PD-së Sali Berisha deklaroi se sipas dokumentit të publikuar nga hakerat, Rama ka shpenzuar 19 milion euro për 127 udhëtimet me avion taksi.
Për këtë Rama tha se në vitin 2008 shpenzonte rreth 26 milionë lekë për fluturime, ndërsa në 2022 vetëm 12 milionë.


