Vrau fqinjin për një kovaçhan, arrestohet Fatmir Manellari, jetonte në pyll prej dy muajsh
Autori i vrasjes së Safet Hyskollarit në Gështenjas të Pogradecit më 7 shtator është arrestuar të shtunën pothuajse dy muaj pas ngjarjes së rëndë.
Fatmir Manellari është arrestuar nga Policia në fshatin e tij, ndërsa që kur e kishte kryer vrasjen mësohet se ai jetonte në pyll.
Autori i vrasjes së 65-vjeçarit, Safet Yskollari më 7 shtator 2022 është arrestuar nga policia ditën e sotme.
Fatmir Manellari akuzohet se pas një konflikti për një kovaçhan (punishte për përpunimin e metalit) vrau fqinjin e tij me thikë.
Dy muaj pas vrasjes së Safet Hyskollarit në Gështenjas të Pogradecit është bërë e mundur arrestimi i autorit të ngjarjes.
Fatmir Manellari është arrestuar nga Policia në fshatin e tij në Gështenjas, njoftojnë burimet për Ora News.
Mësohet se vrasësi Fatmir Manellari kishte jetuar për gati dy muaj në pyll, midis Lozhanit të Maliqit dhe Pogradecit.
Burimet shtojnë se dy ditët e fundit ai është kthyer në banesë, ku është pikasur nga efektivët dhe është arrestuar.
Gjatë kohës që ka jetuar në pyll, blinte ushqimet dhe kafe në dyqanet e zonës.
Fakti që ka jetuar për dy muaj në pyll ngre dyshime, se ai është kthyer edhe më herët në banesë për të marrë para, të cilat i përdorte për tu ushqyer.
Viktima dhe autori kishin pasur konflikte të vazhdueshme me njëri-tjetrin, sa i përket disa punimeve që Hyskollari po kryente në afërsi të shtëpisë.
Gjatë ditëve të fundit të jetës së tij ai ishte kthyer nga SHBA dhe po kryente punime për zgjerimin e rrugës dhe vendosjen e disa tubove prej betoni.
Autori pretendon pronsinë e ish - kovaçhanës së fshatit, ku ai ka punuar për shumë vite, godinë e cila ndodhet përballë banesës së viktimës.
Fatmir Manellari ka shkuar mbrëmjen e 7 shtatorit tek banesa private e Hyskollarit duke e goditur disa herë me thikë, sapo 65 vjeçari ka dalë nga dera, duke e lënë të vdekur.

