Tragjedi në Itali: Shpërthimi i gazit shkakton dy viktima, nxirret në gjendje të rëndë 26-vjecarja shtatzënë
Nga Alba Kepi Përditësimi i fundit 27 Tetor 2022, 18:10
Një tragjedi ka ndodhur ditën e sotme në Itali.
Rrjedhja e gazit ka çuar në shpërthimin e një banese duke shkaktuar dy viktima e disa të plagosur.
Viktimat janë një çift bashkëshortësh 55 e 60 vjeç.
Nga gërmadhat është nxjerrë e gjallë por në gjendje të rëndë një 26-vjecare shtatzënë.
Kanë mbetur të plagosur dhe dy punëtorë që në momentin e shpërthimit po udhëtonin me automjetin e tyre pranë banesës.
Ngjarja ka ndodhur në Luca në rajonin e Toskanës.

