Burri me çrregullime mendore sulmon me thikë 6 persona në një qendër tregtare, një i vdekur, mes të plagosurve futbollisti
Një sulm me thikë u regjistrua mbrëmjen e sotme në një qendër tregtare në Milano.
Një 46-vjeçar italian me probleme mendore, goditi me thikë disa njerëz brenda qendrës tregtare në rrugën "Milanofiori" në Assago.
Për pasojë një person humbi jetën dhe pesë të tjerë u plagosën.
Mes të plagosurve, të transportuar në spital me helikopter shpëtimi, është edhe futbollisti i Monzas, Pablo Marí, i cili u shtrua në spitalin Niguarda.
Agresori me probleme mendore, është bllokuar nga karabinierët.
Agresori vuante nga çrregullime mendore
Sulmuesi, i cili kishte një vit që po trajtohej për një krizë të rëndë depresive, mësohet se ka rrëmbyer një thikë nga raftet e supermarketit Carrefour dhe më pas ka goditur me thikë pesë klientë dhe një punonjës të Carrefour rreth të tridhjetave. Ky i fundit humbi jetën. Hetuesit kanë përjashtuar menjëherë aktin terrorist.
