Polonia shkatërron monumentet e epokës sovjetike(Video)

Monumentet që përkujtojnë "çlirimin" e Polonisë nga Ushtria e Kuqe pas Luftës së Dytë Botërore janë shkatërruar.

Shkatërrimi i statujave në qytetet Glubczyce, Byczyna, Bobolice dhe Staszow u transmetuan drejtpërdrejt në internet.

Monumentet u ngritën nga udhëheqësit komunistë të pasluftës të Polonisë, por një ligj i vitit 2016 ndalon promovimin e regjimeve totalitare dhe ka çuar në shembjen e monumenteve përkujtimore.