Xi i zgjat dorën amerikanëve, lideri: Të gatshëm të punojmë për paqe dhe stabilitet në botë
Lideri kinez Shi Xhinping kishte një mesazh të drejtëpërdrejtë për amerikanët menjëherë sapo mori mandatin e ri pesëvejçar. Jemi të gatshëm të punojmë bashkë për paqe dhe stabilitet botëror, tha Shi. Dosjet e nxehta në tavolinat e Pekinit dhe Uashingtonit, në këto momente, janë Tajvani dhe Ukraina.
Amerikanët dhe kinezët kanë një marrëdhënie të tensionuar në shumë fusha me njëri – tjetrin, ndërkohë që zyrtarët e lartë nga të dyja vendet janë dakordësuar edhe për një konkurencë të shëndetshme për rendin global.
Pas përfundimit të Kongresit të XX kinez ku lideri Shi u zgjodh në një mandat të tretë, në mesazhin e tij të parë për amerikanët ai ka thënë se vendi i tij është i gatshëm për bashkëpunim në për të sjellë paqe dhe stabilitet në botë.
Bota sot nuk është paqësore, tha Xi ndërsa adresonte darkën gala vjetore të Komitetit Kombëtar për Marrëdhëniet SHBA-Kinë.
Aktualisht, dy dosje të nxehta në tavolinën e liderëve në Uashington dhe Pekin janë Tajvani dhe Ukraina. Ndërsa për Ukrainën, gjiganti aziatik është treguar disi ambig për të përkrahur Rusinë drejtëpërdrejt, sa i përket Tajvanit nuk lëshon pe.
Ndërkohë, administrata e Presidentit Joe Biden tha këtë muaj se Kina është konkurrenti i vetëm i SHBA-së “me synimin për të riformuar rendin ndërkombëtar”.
Gjatë një takimi me zyrtarët e tij të mbrojtjes të mërkurën, sefi i Dhomës Ovale Joe Biden tha se Amerika nuk kërkon konflikt me Kinën dhe presidenti Xi ishte i vetëdijshëm për këtë fakt.