Fushë Krujë, makina del nga rruga e përfundon në lumë. Vdes 20 vjeçari, shoferi në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Tetor 2022, 15:05
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në fshatin Arrameras të Fushë-Krujës.
Autovetura tip “Smart” me targa AA062 ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në shtratin e lumit Zezë pasditen e 26 tetorit 2022.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën pasagjeri Mirjan Tema, 20 vjeç banues në Larushkut, ndërsa drejtuesi i mjetit Haxhi Vraja 20 vjeç është dërguar tek Trauma në gjendje shoku.
Shkak i aksidentit mësohet të jetë shpejtësia e lartë dhe një kthesë e fortë në këtë rrugë.