Konferenca e kryetarëve, Ibrahimaj prezanton pr/buxhetin 2023 pa paketën fiskale
Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj, prezantoi sot në konferencën e kryetarëve në kuvend projekt buxhetin për vitin 2023.
Mbledhja nisi me debate nga opozita, ku deputetja Jorida Tabaku kërkoi të mos fillojë kjo mbledhje pasi qeveria nuk ka sjelle miratimin e paketës fiskale. Tabaku theksoi se si mund të miratohet buxheti pa miratimin e paketës fiskale.
Tabaku: "Ku është paketa fiskale? Si mund qeveria të votojë projekt buxhetin kur s'ka paketë fiskale? Si do të ndikoj ajo në buxhet dhe si ndërtohet buxheti kur s'ka paketë fiskale?"
Mazhoranca vijoj që seanca të vazhdojë ndërsa u theksua që paketa fiskale do të bëhet bashkë me projekt buxhetit.
Ndërkaq, kunder replika erdhi nga kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla. Ai theksoi se prevalon ligji i buxhetit, pasi ka afat, jo paketa fiskale.
Nga ana e saj ministrja e Financave u shpreh: "Më ndërtimin e buxhetit lufta ka pasur ndikim të madh. Më prezantimin e buxhetit të shtetit do sqarohet se si do të implikoje paketa fiskale buxhetin. Paketa do të miratohet të mërkurën e ardhshme, dhe të dyja do të diskutohen bashkarisht. "
