Marrëveshja PD - PL për zgjedhjet vendore formalizohet brenda 24 orësh, ja çfarë u vendos

Kryetari i Partisë së Lirisë, ish presidenti Ilir Meta zbardh detaje nga marrëveshja e dakordësuar sot me kryetarin e PD-së Sali Berishën pas takimit në selinë PD.

Berisha do të mbështesë PL për cështjen e referendumit ndërsa PL do të mbështesë Berishën për primaret

“Referendum primare, primare referendum. Në primare do të kandidojnë edhe kandidatë të propozuar nga PL. Nëse kryetari i primareve del nga PD kryetari i Këshillit del automatikisht nga PL. Nëse del nga primaret kandidati i PL atëherë kryetari i Këshillit del nga PD tha Meta në një konferencë për median

Marrëveshja shumë shpejt pritet të formalizohet

“Brenda 24 orëve. Unë jam gati për 2 minuta. Unë jam shumë i qartë për marrëveshjen por vonon zoti Noka dhe Vasili me zbardhjen” tha me batutë Meta.