Kapet 29 vjeçari në Vlorë, vodhi një makinë në një servis
Nga Ora News Përditësimi i fundit 26 Tetor 2022, 11:57
Policia e Vlorës ka arrestuar një 29 vjeçar në Vlorë pasi vodhi një makinë në një servis.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u kap dhe u ndalua shtetasi J. M., 29 vjeç, banues në Vlorë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se më datë 23.10.2022 ka vjedhur një automjet tip “Audi”, në servisin e shtetasit A. Sh," njoftoi policia.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.