Ukraina pret raketat e SHBA, Administrata amerikane diskuton dërgimin e sistemeve HAWK
Banorët e qyteteve në jug të Ukrainës po vuajnë mungesën e furnizimit me ujë si pasojë e sulmeve të ushtrisë ruse me raketa e dronë mbi stacionet e furnizimit. Ndërkohë që forcat ruse po shkaktojnë dëmtime të infrastrukturës civile, administrate amerikane po diskuton mundësinë e dërgimit në ukrainë të sistemeve raketore me rreze të mesme veprimi
Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mundësinë e dërgimit në Ukrainë të sistemit të mbrojtjes ajrore HAWK.
Zyrtarët amerikane kanë thënë se ky sistem kundërajror është më i vjetër dhe do të merrej nga stoqet e ushtrisë amerikane për t’i ndihmuar forcat e Kievit që të rrëzojnë dronë dhe raketa ruse.
HAWK, është një sistem përgjues i raketave tokë-ajër, me rreze të mesme veprimi dhe nëse dërgohet në Ukrainë, do të ishte një sistem më i avancuar sesa Stinger – që është një sistem i mbrojtjes ajrore me rreze më të shkurtër veprimi – që SHBA-ja i ka ofruar tashmë Ukrainës.
Ky vendim i SHBA po diskutohet në kohën kur raketat ruse dhe dronët që po përdor ushtria e kremllinit kanë shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturën e ukrainës. Prej gjashtë muajsh banorët në qytetin bregdetar në jug të vendit, Mykolaiv, kanë mbetur pa ujë të pijshëm.
Ekspertët ushtarakë dhe të OKB-së i thanë për BBC-në se ndërpreja ndodhi qëllimisht prej forcave ruse.
Mungesa e ujit në të gjithë qytetin ndodhi në muajin prill, atëherë kur infrastruktura ukraianse u sulmua nga rusët. Të detyruar, banorët po bëjnë vetë përpjekje për të grmumbulluar ujë të pastër për të mbijetuar, megjithatë kjo është e vështirë, e nëpamundësi për një tjetër zgjidhje kanë pire ujin e ndotur. qyteti Mykolaiv, ndodhet në kufi me frontin e luftës, ndërsa këta banorë janë larguar nga rjonit Khersonit, tashmë i pushtuar nga rusët.
Sipas analizës së topografeve, tubacioni i qytetit është dëmtuar në pikën e tij më të brishtë e për pasojë rrjedhjet vazhduan për rreth 8 orë duke humbur 40 milionë litra ujë.