Zjarr në konviktin e një shkolle për të verbërit, 11 të vdekur

Mësohet se 11 persona kanë humbur jetën dhe 6 persona janë plagosur nga zjarri që ka rënë në konviktin e një shkolle për personat me shikim të dëmtuar në Ugandë.

Mëngjesin e sotëm në kryeqytetin e Ugandës, Kampala, shpërtheu një zjarr në konviktin e Shkollës Salaam. Në deklaratën e bërë nga policia, thuhet se nga zjarri kanë humbur jetën 11 persona dhe 6 të tjerë janë plagosur.

Mësohet se të plagosurit po trajtohen në spitalin Herona dhe gjendja e tyre është kritike. 
Shkaqet e zjarrit nuk dihen, ndërsa hetimi për zbardhjen e ngjarjes ka nisur, shkruan CNN turk.