"A jeni gati të vdisni", 19 vjeçari hyn në shkollë për një masakër, por i bllokohet arma

Një 19-vjeçar në SHBA ka sulmuar me armë nxënësit dhe mësuesit ku deri një vit më parë kishte marrë vetë mësim.Të paktën tre persona, përfshirë autorin e dyshuar, kanë vdekur dhe shtatë të tjerë janë plagosur pas të shtënave.

Të paktën tre persona, përfshirë të dyshuarin, kanë vdekur dhe shtatë të tjerë janë plagosur pas të shtënave në një shkollë të mesme në St Louis, Missouri.

Personi i armatosur hyri në Shkollën e Mesme Qendrore Visual & Performing Arts pak pas orës 09:00 me orën lokale të hënën.

Dyert e objektit të shkollës ishin të mbyllura dhe nuk ishte e qartë se si hyri i dyshuari.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Dëshmitarët thonë se nuk pati numër të lartë viktimash pasi arma u bllokua në mes të sulmit.

I dyshuari, i identifikuar nga policia si një ish-student 19-vjeçar, qëëlloi dhe ndaj policisë, por për shkak të plagëve të marra nuk mbijetoi dot.

Motivi i tij për sulmin në shkollën e rreth 400 nxënësve është i paqartë.

Një vajzë adoleshente u shpall e vdekur brenda shkollës, ndërsa një grua vdiq në spital, tha policia për mediat lokale.

Shtatë të plagosurit - tre vajza dhe katër djem - të gjithë kishin lëndime jo të rrezikshme për jetën.

Nxënësit po dilnin me vrap nga shkolla kur oficerët mbërritën dhe thanë se sulmuesi kishte një "armë të gjatë", sipas komisionerit të policisë së qytetit, Michael Sack.

Ai tha se shtatë punonjës të sigurisë në vend kishin vepruar shpejt për të njoftuar stafin tjetër dhe për të kontaktuar policinë.

U zbulua se personi i armatosur mbante qindra plumba në një duzinë karikatorësh me kapacitet të lartë.

Një student i tha stacionit lokal të lajmeve KMOV se sulmuesi kishte shkuar te një shoqe dhe e kishte pyetur: "A jeni gati të vdisni?"

Raven Terry tha: "Ne vrapuam vërtet, shumë shpejt... dhe thjesht po qanim, të gjithë të tronditur për këtë."

Taniya Gholston, 16 vjeç, i tha gazetës St Louis Post-Dispatch se personi i armatosur kishte hyrë në klasën e saj dhe kishte tentuar ta qëllonte.

“Po përpiqesha të vrapoja dhe nuk munda të vrapoja”, tha ajo. "Unë dhe ai patëm kontakt me sy, por ia dola sepse arma e tij u bllokua."

Ajo tha se dëgjoi sulmuesin duke thënë: "Jam lodhur nga kjo shkollë e mallkuar".

Policia tha se personi i armatosur u diplomua vitin e kaluar nga shkolla dhe nuk kishte histori të sjelljes kriminale.