Berlin, 80 mijë iranianë në shesh solidarizohen me protestën e Iranit

Rreth 80,000 iranianë dhe mbështetësit e tyre kanë marshuar në Berlin në solidaritet me protestat e vazhdueshme në Iran, thotë policia gjermane.

Mitingu i të shtunës në kryeqytetin gjerman besohet të ketë qenë më i madhi i mbajtur deri më tani nga diaspora iraniane.
Iranianët nga e gjithë Evropa, brohoritën sloganin e protestuesve "Gratë, Jeta dhe Liria!"

Në Iran, protestat e shkaktuara nga vdekja e një gruaje të re në paraburgim, kanë hyrë në javën e gjashtë.

Mahsa Amini 22 vjeç, vdiq pasi u arrestua nga policia e moralit në Teheran më 13 shtator, pasi dyshohet se mbante shaminë e saj shumë të lirë.

Policia mohoi pretendimet se ajo ishte goditur me shkop në kokë, dhe tha se kishte pësuar një atak në zemër.