Manifest për Italinë! Meloni përballë parlamentit me një manifest politike qeverisës

Një qeveri fortësisht politike e me ambicien për të qeverisur 5 vite, është objektivi parimor e parësor i qeverisë së re italiane.

Kyeministrja e re Giorgia Meloni ka ide të qarta e pretenduese për të respektuar së pari votën e italianëve që i besuan qeverisjen e vendit e koherencën për të realizuar objektivat e premtimet e dhëna në fushatën elektorale të zgjedhjeve të 25 shtatorit.

E për t'ia dalë ka vendosur të prezantohet përballë 200 senatorëve e 400 deputetëve të legjislaturës së re e të XIX të Republikës Italiane me një manifest politik e programatik që do të jetë baza e punës së ekzekutivit të saj.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Manifesti politik e impenjon së bashku me 24 ministrat, të gjejnë zgjidhje ndaj sfidave të mëdha që ka vendi e që mund të arrihen veç me një qeveri të bashkuar e të fortë, e me synimin për të punuar deri në ditën e fundit të legjislaturës.

Giorgia Meloni kërkon të lërë pas rrugëtimin e qeverive të mëparshme, me kryeminsitra e ministra teknikë, e të pazgjedhur nga populli e me kohëzgjatje të shkurtër në dëm të stabilitetit e zhvillimit të vendit.

Ajo i ka kaluar 24 orët e fundit larg selisë së Kryeministrisë thuhet në një njoftim mediatik përcjellë nga bashkëpunëtorët e saj.  "Kreu i qeverisë po përgatit fjalimin e saj përballë dy dhomave të parlamentit larg nga Palazzo Chigi e nga objektivat e telekamerave e gazetarëve".

Do të jetë një fjalim ndryshe nga ç'ka jemi mësuar të dëgjojmë nga kryeministrat e fundit italianë, jo thjesht një program qeverisës për të kapërcyer sfida e kriza që po kalon vendi, por një manifest propragmatik me objektiva politike sic është kjo qeveri e djathtë, e sapoformuar.

Kriza e energjisë, furnizimi me gaz gjatë këtij prag dimri, kostot e larta të faturave, qasja europiane ndaj vendimeve të BE për cmimin e gazit, tema e emigrantëve, buxheti i ardhshëm, menaxhimi i fondeve euroopiane të Planit të rimëkëmbjes e rilancimit të ekonomisë, reformat andiministrative e sociale, konflikti në Ukrainë e temat më të nxehta të panoramës ndërkombëtare.

Sot pas fjalimit të saj përballë Dhomës së Deputetëve, e një debati paralamentar që do të vazhdojë deri pasdite, rreth orës 19.00 pritet votëbesimin  ndaj qeverisë së re.

 Ndërsa nesër, më 26 tetor, do të jetë radha e Dhomës së Senatit të shprehë votën e tyre në besimin që i jep këtij ekzekutivi.

Numri i deputetëve dhe senatorëve që mbështesin qeverinë Meloni nuk mendohet të sjellë supriza në këto vota, por megjithatë është prova e parë për të parë se sa parlamentarë të forcave të tjera politike janë pro kësaj qeverie, ose kundër.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.