Çifti me 14 djem mirëpret një vajzë pas 30 vitesh martesë

Një çift ishte në ekstazë kur ata mirëpritën një vajzë të shëndetshme në familjen e tyre të madhe të përbërë nga katërmbëdhjetë djem.

Kateri dhe Jay Schwandt, të dy 45 vjeç, kanë djem Tyler, Zach, Drew, Brandon, Tommy, Vinny, Calvan, Gabe, Wesley, Charlie, Luke, Tucker, Francisco dhe Finley.

Ata mirëpritën të voglën Maggie Jayne, e cila peshonte 7 paund ose 3.4 kg.

Familja Schëandt nga Michigan-i perëndimor janë një familje e njohur në Shtetet e Bashkuara dhe janë paraqitur për vite me radhë në lajmet lokale dhe kombëtare sa herë që kishte një ardhje të re.

Ata madje kanë një program transmetimi të drejtpërdrejtë, 14 Outdoorsmen, i cili ndjek aventurat e tyre në aktivitete në natyrë si gjuetia, peshkimi dhe kampingu.

“Më në fund, prindërit e mi u bekuan me vajzën e vogël që nuk e kishin menduar kurrë se do të kishin. Kanë kaluar rreth 12 orë që kur na tha babai, dhe unë ende nuk mund ta besoj akoma.”

Kateri dhe Jay Schwandt filluan të takoheshin gjatë shkollës së mesme dhe u martuan në vitin 1993. Ata kishin tashmë tre djem përpara se të diplomoheshin në Universitetin Shtetëror Ferris.

Tyler tha se ai dhe vëllezërit e tij kishin mbushur shtëpinë plot me djem për aq kohë sa nuk ishin mësuar të mendonin se si do të ishte të kishe një vajzë aty.

Çifti me 14 djem mirëpret një vajzë pas 30 vitesh