Sondazhi: 86% e ukrainasve duan të vazhdojnë luftën me Rusinë
Shumica dërrmuese e ukrainasve besojnë se vendi duhet të vazhdojë rezistencën e tij të armatosur ndaj pushtimit rus, sipas një sondazhi të publikuar sot, pas dy javësh granatime të rënda të qyteteve ukrainase, përfshirë kryeqytetin Kiev.
Sondazhi, i kryer nga Instituti Ndërkombëtar i Sociologjisë në Kiev (KIIS) më 21-23 tetor, tregoi se 86% e të anketuarve thanë se ishte e nevojshme të vazhdohej lufta kundër pushtuesve, edhe nëse sulmet me raketa vazhdojnë dhe me dronë në qytetet e Ukrainës.
Përqindja e njerëzve që mbështesin rezistencën e vazhdueshme të armatosur mbetet e lartë, në 69%, madje edhe në rajonet lindore të Kharkiv dhe Donetsk, të cilat përjetojnë shumë më tepër luftime dhe janë shtëpia e një numri më të madh të rusishtfolësve.
Në një kundërofensivë në muajt e fundit, forcat ukrainase kanë rimarrë territorin në të dy rajonet, që kufizohen me Rusinë.
Dy të tretat e të gjithë të anketuarve që iu përgjigjën pyetjes në gjuhën ruse dhe jo në gjuhën ukrainase, favorizuan vazhdimin e luftës kundër pushtuesve rusë, zbuloi sondazhi, krahasuar me 89% mes atyre që u përgjigjën në gjuhën ukrainase.
Zëvendësdrejtori i KIIS Anton Hrushetsky tha se rezultatet e sondazhit tregojnë se bombardimet ruse të qyteteve ukrainase sollën efekt të kundërt nga qëllimi parqësor që kishte Rusia për "të mbjellë panik, dëshpërim në mënyrë që të detyrojë ukrainasit të dorëzohen".
“Po, terrori vazhdon, njerëzit vdesin dhe plagosen, familjet ukrainase detyrohen të kalojnë mbrëmjet në errësirë. Megjithatë, dhimbja kombëtare e humbjeve dhe fatkeqësive nuk i tremb njerëzit.Populli ukrainas ruan unitet dhe stabilitet të fortë dhe është i gatshëm të vazhdojë luftën deri në fitore."
Një sondazh i KIIS i kryer muajin e kaluar tregoi se 87% e ukrainasve kundërshtojnë çdo lëshim territorial ndaj Rusisë.
Rusia goditi infrastrukturën kryesore të Ukrainës, duke përfshirë termocentralet këtë muaj.
Moska mohon se ka në shënjestër civilët.
