Çudira! Të paguash 57 mijë dollarë për të përjetuar varrosjen e gjallë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Tetor 2022, 17:39

Duket e çuditshme por një kompani në Rusi ofron varrosje për së gjalli nëse paguani 58 mijë euro.
Kompania ruse u ofron klientëve të saj mundësinë të marrin pjesë në funeralet e tyre dhe të përjetojnë varrosjen e gjallë për 3.5 milionë rubla (rreth 57 mijë euro).
Themeluesja e kompanisë Yakaterina Preobrazhenskaya pohoi se ky shërbim i ndihmon klientët e saj të përballojnë frikën dhe ankthet e tyre, shkruan New York Post.
Preobrazhenskaya e përshkroi këtë shërbim në postimin e saj në Instagram: "Një simbol i vërtetë i luftës për të ardhmen tuaj të lumtur."
Ky postim i Preobrazhenskaya u komentua shumë dhe postimi u bë viral në rrjetet sociale.

Yakaterina Preobrazhenskaya, themeluesja e kompanisë
