Rishi Sunak premton 'stabilitet dhe unitet' në fjalimin e parë drejtuar kombit

Rishi Sunak ka premtuar të sjellë "stabilitet" dhe "unitet" në Mbretërinë e Bashkuar pasi ai u kurorëzua si lideri i ri i konservatorëve dhe kryeministri i ardhshëm. 

Duke mbajtur fjalimin e tij të parë drejtuar kombit pasi fitoi garën për të zëvendësuar Liz Truss, Sunak tha:

"Mbretëria e Bashkuar është një vend i mrekullueshëm. Por nuk ka dyshim se ne përballemi me një sfidë të thellë ekonomike.Tani kemi nevojë për stabilitet dhe unitet, dhe unë do ta bëj prioritetin tim më të madh të bashkoj partinë tonë dhe vendin tonë."

Zoti Sunak tha se kjo është "e vetmja mënyrë për të kapërcyer sfidat me të cilat përballemi dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë, më të begatë për fëmijët dhe nipërit tanë".

Ai shtoi: "Betohem se do t'ju shërbej me integritet dhe përulësi dhe do të punoj çdo ditë për të ofruar për popullin britanik".

Fjalimi i fitores i zotit Sunak, të cilin ai e mbajti në selinë e Partisë Konservatore në qendër të Londrës, zgjati vetëm 84 sekonda,  pak më i shkurtër se deklarata e dorëheqjes së zonjës Truss javën e kaluar, e cila ishte 89 sekonda.