Britani e Madhe, Mordaunt tërhiqet nga gara, Sunak kryeministri i ri
Kandidatja në garë për drejtimin e Partisë Konservatore të Britanisë, Penny Mordaunt, u tërhoq nga gara të hënën, duke thënë se Rishi Sunak kishte mbështetjen e saj të plotë.
"Partia jonë është anëtarësia jonë. Qofshim ne përfaqësues të zgjedhur, aktivistë, mbledhës fondesh apo mbështetës. Ne të gjithë kemi një interes, se kush është lideri ynë.
Këto janë kohë të paprecedenta. Pavarësisht orarit të ngjeshur për garën e lidershipit, është e qartë se kolegët mendojnë se sot kemi nevojë për siguri. Ata e kanë marrë këtë vendim me mirëbesim për të mirën e vendit.
Anëtarët duhet të dinë se ky propozim është testuar në mënyrë të drejtë dhe tërësisht nga procesi i rënë dakord i vitit 1922.Si rrjedhojë, ne kemi zgjedhur tashmë kryeministrin tonë të ardhshëm. Ky vendim është historik dhe tregon edhe një herë diversitetin dhe talentin e partisë sonë. Rishi ka mbështetjen time të plotë.
Unë jam krenare për fushatën që zhvilluam dhe falënderoj të gjithë ata, në të gjitha anët e partisë sonë, që më dhanë mbështetjen e tyre. Ne të gjithë i detyrohemi vendit, njëri-tjetrit dhe Rishi-t që të bashkohemi dhe të punojmë së bashku për të mirën e kombit. Ka shumë punë për të bërë" tha ajo.
Rishi Sunak fitoi garën për udhëheqje të Partisë Konservatore dhe do të bëhet kryeministri i ardhshëm i Mbretërisë së Bashkuar.
Ky zhvillim i ri politik pason javë trazirash. Sunak do të jetë kryeministri i tretë britanik në dy muaj pasi Boris Johnson dhe Liz Truss dhanë dorëheqjen.
