Meloni takon Macron në Romë, bashkëpunim për energjinë e dosjerët europianë

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni takimin e saj të parë institucional e ka zhvilluar me presidentin francez Emmanuel Macron i cili prej ditës së djeshme ndodhet në Romë, për një vizitë pune në Vatikan.

Ditën e sotme, pritet të takohet me Papa Franceskun e më pas Macron do të zhvillojë një drekë pune dhe me presidentin italian Sergio Mattarella.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Edhe pse në një takim informal, Presidenti Macron, në Romë është takuar me kreun e sapomandatuar të qeverisë italiane Giorgia Meloni.

Një takim i përzemërt e frytdhënës për rreth një orë, është komenti i publikuar nga zyra e kryeministres italiane, gjatë të cilit u diskutuan dosjerët kryesorë europianë, si nevojshmëria për të dhënë përgjigje të shpejta e të përbashkëta mbi koston e lartë të energjisë, mbështetja ndaj Ukrainës, menaxhimi i fluksit të emigrantëve, vështirësitë ekonomike.

"Kryeministrja italiane e presidenti francez, u dakordësuan mbi vullnetin e një bashkëpunimi ndaj sfidave të mëdha në nivel europian e në respekt të interesave kombëtare", mbyllet njoftimi i Kryeministrisë italiane.

Po ashtu dhe presidenti francez pas takimit të mbrëmshëm ka postuar në Twitter komentin se "si europianë, si vend pranë, e si vend miq do të vazhdojmë punën e nisur. Do ia dalim së bashku me dialog e ambicie. Ja kemi detyrim brezave të rinj e popujve tanë. Takimi i parë në Romë me Giorgia Melonin, shkon në këtë drejtim".

Meloni takon Macron në Romë, bashkëpunim për energjinë