E rëndë, burri lidh dhe varros gruan të gjallë se nuk donte ti paguante pensionin pas divorcit, ajo arrin të dalë
Një grua në Uashington u godit me thikë, u lidh me ngjitëse dhe u varros në një të cekët në pyll nga burri i saj, përpara se të arrinte të dilte nga aty dhe të kërkonte ndihmë.
Young Sook An, 42-vjeç nga një periferi e Uashingtonit rreth 60 milje në jugperëndim të Seattle, u rrëmbye nga burri i saj të dielën pasdite. Çifti, që janë duke u divorcuar, janë prej kohësh në konflikt me njëri-tjetrin për paratë pas divorcit.
Burri i saj dyshohet se i tha asaj se "më mirë do ta vriste atë sesa t'i jepte paratë e pensionit".
Chae Kyong An, 53 vjeç, i cili nuk jeton me gruan, por shkoi në shtëpi për të larë rrobat, sipas vajzës së çiftit, sulmoi gruan rreth orës 13:00 të së dielës më 16 tetor.
Ai e ndoqi Young Sook në dhomën e gjumit ku ajo kishte shkuar për tu ndërruar dhe e sulmoi.
Ai e goditi me grusht dhe ngjiti duart e gruas së tij pas shpinës dhe vendosi shirit në sytë, kofshët dhe kyçet e këmbës së saj.
Young Sook arriti të telefononte 911 me orën e saj Apple dhe i dërgoi një njoftim urgjent vajzës së saj, 20 vjeç dhe shoqes, përpara se të tërhiqej nga i shoqi në garazh dhe t'i thyhej ora me çekiç.
Pamjet e vëzhgimit nga shtëpia e një fqinji tregojnë furgonin e parkuar në shtëpinë e familjes dhe më pas duke u larguar me shpejtësi pak më vonë.
Young Sook i tha policisë se ishte lidhur dhe çuar diku në furgon ku mund të dëgjonte burrin e saj duke hapur një gropë. Më pas ai e goditi me thikë në gjoks dhe e futi në tokë, shkruan Daily Mail.
Dokumenti tregon se mbi "varrin" e saj u vendos dhe një pemë e rëndë.
“Pasi u fut në tokë, ajo mund të dëgjonte burrin e saj duke ecur rreth saj dhe dheun që i vihej sipër,” thuhet në dokument.
