Përmendet Icardi, shkarkon Wanda Naran dhe i bllokon çekun

Duhej të publikonte video të nxehta me të dashurin e ri Wanda Nara që Mauro Icardi të shkarkonte si agjente të tij.

Më në fund pas shumë lutjeve dhe përgjërimeve për t'u rikthyer bashkë, sulmuesi i Galatasaray e ka kuptuar se modelja dhe sipërmarrësja argjentinase nuk ka ndërmend të kthehet pas dhe dëshiron divorcin.

Telenovela duket se po shkon drejt fundit pasi lojtari i Galatasaray ka bllokuar një çek 1 milionësh në adresë të biondes që momentalisht është hedhur në krahët e reperit L-Gante, 14 vite më i ri se ajo. Icardi u ka bërë me dije drejtuesve të Galatasaray se Nara nuk është më agjentja e tij dhe ata nuk duhet ta paguajnë.