“Mbështetni Erzenin, do ju bëjë të lumtur”, Kapllani: Të binte pandemia tani, do ishim në Europë
Erzeni është befasia e madhe e këtij sezoni.
Xhevahir Kapllani ka bërë një punë të jashtëzakonshme në krye të pankinës, duke i udhëhequr në vendin e dytë të renditjes pas 9 ndeshjeve kampionat.
Në emisionin “Ora Sport“ në “RTV ORA “, trajneri i Erzenit, Xhevahir Kapllani është shprehur se dëshiron që projekti të vazhdojë gjatë, pasi skuadra do ia shpërblejë me emocione.
“Ekipi është ndërtuar vonë. Lojtarët kalojnë kohën e lirë me njëri-tjetrin, sepse shumica e tyre janë të ardhur dhe jetojnë së bashku në hotel. Shpresoj që gjërat të vazhdojnë. Të jenë sa më konkrete. Të mbështesin ekipin, sepse ky ekip do i bëjë të lumtur dhe do i emocionojë. Po të renditemi të dytët në fund të sezonit? Foli një miku jonë: ‘Po sikur të bjerë pandemia tani dhe të ndërpritet kampionati, Erzeni është për Europë”, tha Xhevahir Kapllani.
