VIDEO/ Serie A, Napoli kalon edhe Romën, Lazio bind në Bergamo
Në fund është përherë Napoli që fiton…këtë sezon. Pas fitores në Milano me Milanin, atë me Lazion në “Olimpico”, në po të njëjtin “vend krimi” skuadra e Luciano Spalletit fiton një tjetër test të vështirë, atë kundër Romës që e zgjidh Victor Osimhen me një gol manuali 10 minuta nga fundi dhe në praninë e 61 mijë të pranishmëve në stadiumin e kryeqytetit.
Pa Dybala dhe Wijnaldum, Roma ishte shumë pak në katërkëndëshin e gjelbër ku kërkoi suksesin e pestë rresht por nuk e arriti sepse Napoli dominoi gjatë gjithë 90 minutave duke i lënë pak inisiativë skuadrës së Jose Mourinhos, protagonist me gjestet e tij gjatë ndeshjes por vetëm kaq.
Napoli konsolidon pozitat në krye të klasifikimit ende pa asnjë humbje sezonale duke u shkëputur në 4 pikë diferencë nga Milan dhe Lazio që arriti një sukses shumë të rëndësishëm në transfertën e Bergamos kundër Atalantës. Disa minuta për Elseid Hysajn në sukesin 2-0 të skuadrës së Maurizio Sarrit në triumfin e së dielës.
