VIDEO/ Xhaka-gol, mesfushori shqiptar nuk di të ndalet, shënon supergol në Southampton, barazon Arsenali

Çfarë goli nga Granit Xhaka, gjithmonë e më shumë vendimtar te Arsenali. Në transfertën e Southampton, në minutën e 10 kapiteni i skuadrës së Artetas zhbllokoi ndeshjen me një të djathtë të saktë.

Ky është goli i dytë brenda një jave për lojtarin me origjinë shqiptare që në mesjave gjeti rrjetën edhe në Europa League. Ndeshja u mbyll në barazim 1-1, i pari këtë sezon për Arsenalin që e ka ngushtuar në -2 diferencën me Man. City në vendin e dytë.

SHIKONI GOLIN;