Ditë e errët për sportin, ndërron jetë pronari i Red Bull. Zotëronte disa klube dhe skuadrën e Formula 1
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Tetor 2022, 09:07
Miliarderi, njëkohësisht pronar i skuadrës Red Bull në Formula 1 dhe Red Bull Salsburg e Red Bull Leipzig, Dietrich Mateschitz ndërron jetë në moshën 78-vjeçare. Manjati austriak, bashkëthemelues i kompanisë së pijeve energjike zotëron disa klube dhe organizata sportive në mbarë botën, duke lënë pas një trashëgimi të pasur.
Mateschitz llogaritet të ketë një pasuri që arrin deri në 24 miliardë euro, ndërsa Red Bull hyri në botën e Formula 1 që në vitin 1995 në bashkëpunim me skuadrën Sauber. Në Formula 1, Red Bull numëron 6 tituj për pilotë dhe 5 për konstruktorë.
Red Bull Leipzig në futboll u themelua në vitin 2009 ndërsa zotëron Salsburg, New York Red Bulls, Red Bull Bragantino në Brazil dhe skuadrën e hokejit, Red Bull München.
