Moto GP, Bagnaia triumfon në Malajzi dhe prek titullin botëror, dështon Quartararo
Pecco Bagnaia shumë pranë titullit botëror në Moto GP, i pari në histori për një pilot italian me një motor italian, Ducatin nga Bordo Panigale.
Çfarë gare në Sepang të Malajzisë për talentin italian në duel me bashkëkombasin Enea Bastianini brenda familjes Ducati por piloti i skuadrës zyrtare në fund arriti të triumfonte përpara Bastianinit duke e çuar në 23 pikë diferencën me vendin e dytë të klasifikimit të përgjithshëm, kampionin e botës, Fabio Quartararo i cili e mbylli garën në vendin e tretë.
Bagnaia siguroi kështu suksesin e shtatë sezonal në Moto GP. Gara e ardhshme dhe e fundit në kalendarin e sezonit 2022 do të zhvillohet në datën 6 nëntor në Valencia ku Bagnaia ka nevojë vetëm për 2 pikë, çka do të thotë minimalisht një vend i 14 për t'u shpallur kampion bote.
