Flora Tallin, rekordmenia e Estonisë që u themelua nga një shkrimtar librash për fëmijë
Flora Tallin fitoi kampionatin e 14 estonez në transfertën e Parnu duke u bërë klubi më i titulluar i vendit të vogël balltik. Një sezon rekordesh i superdominuar me 87 pikë nga 90 të mundshme, 28 fitore dhe tre barazime në 31 ndeshje ndërsa objektivi i ardhshëm deri në fund të kampionatit kur kanë mbetur edhe 5 javë janë 100 pikët, arritje që nuk e ka regjistruar askush më parë.
Rauno Alliku është njeriu simbol me 7 trofe kampionati, 50 % e të gjitha arritjeve të klubit me një histori shumë të veçantë. Flora u themelua në mars 1990 nga një profesor matematike, gjuhe dhe i letërsisë estoneze. Aivar Pohlak ka shkruar edhe libër për fëmijë ndërsa i është dedikuar rilindjes së futbollit estonez.
Watch how we secured our 14th @premiumliiga
— FC Flora Tallinn (@fcflora_tallinn) October 10, 2022
title in Pärnu and how we celebrated it ????????????#fcf #fcflora #premiumliiga #oleosasellest pic.twitter.com/rXKLKdehMG
Djali i tij, Pelle Pohlak është aktualisht president i FC Flora ndërsa vetë themeluesi i klubit më të titulluar, sot është president i federatës së futbollit estonez.
Aivar Pohlak 60 ????????
— FC Flora Tallinn (@fcflora_tallinn) October 19, 2022
Our founder and former President Aivar Pohlak celebrate his 60th birthday. He founded the club in 1990 and led it until 2016 after his son took over????
In his area, the club won 10 champions titles, 6 cups, 8 Super Cups and 1 Livonia Cup????
Happy birthday!???? pic.twitter.com/vJF9a4WRvU
Përsa i përket Estonisë, vendi modest në veri të Europës është përfaqësuar në fazën e grupeve sezonin e kaluar të Conference League nga Flora që sezonin e ardhshëm do të kualifikohet direkt për në fazën play off të Champions League.
