Shuma marrëmendëse, Mbappe fiton 282 milionë euro në sezon

Më shumë se 630 milionë euro për tre vjet. Kylian Mbappe është sportisti më i paguar i të gjithë historië. Zbulimin e bën “Le Parisien” që zbardh shifrat e kontratës së sulmuesit kampion bote. Ai rinovoi me PSG për një pagë neto 72 milionë euro në sezon, rreth 6 milionë euro në muaj ndërsa pjesën tjetër prej 2.7 milionë në muaj që janë taksa, do t’i paguajë klubi.

Kësaj shume i shtohen 180 milionë për hedhjen e firmës ndërsa në kontratë ka një aneks që quhet “shpërblimi i bamirësisë” që do t’i jepet sulmuesit në fund të çdo sezoni që ai vendos të mos largohet. Kësti i parë do t’i jepet në shtatorin e 2023 prej 80 milionësh ashtu si në vitin 2024 dhe në 2025 do të jetë 90 milionë.

Në këtë mënyrë, sipas një llogarie të thjeshtë, në fund të kontratës aktuale nëse Mbappe qëndron urtë dhe nuk kërkon të largohet, atëherë do të arkëtojë rreth 630 milionë euro, rreth 282 neto në sezon.