Disfatë e hidhur për Conten në Londër, Newcastle i bën surprizën e hidhur (VIDEO)

Tottenham regjistron humbjen e dytë rresht duke u futur në një cikël krize. Newcastle arrin të marrë tre pikë nga transferta londineze ku skuadra e Antonio Contes u mund 2-1 duke lënë pikë të rëndësishme në optikën Champions.

Wilson dhe Almiron e mbyllën pjesën e parë në avantazh të dyfishtë për “qymirxhintë” por Harry Kane dha sinjal të rëndësishëm menjëherë pas rikthimit të skuadrave në fushë dhe ndeshja u bë më e luftuar.

Newcastle regjistroi deri në fund dhe doli me 3 pikë nga “Tottenham stadium” duke iu afruar me 2 pikë diferencë ekipit të “gjelave” që vazhdon të mbajë vendin e tretë.