Deontay Wilder publikon klipin e parë si këngëtar, boksieri shfaqet përkrah të fejuarës, shikojeni!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Tetor 2022, 17:29
Ish-kampioni i peshave të rënda në boks, Deontay Wilder nuk lë pas dore as karrierën si artist. Pas disfatave të vazhdueshme me Tyson Fury amerikani është promovuar në botën e muzikes pasi ka publikuar një klip me këngën e titulluar “Everytime”.
Në klipin debutues të këngës që ka dalë në treg që në muajin qershor, në krah të boksierit me ngjyrë shfaqet edhe e fejuara Telli Swift dhe vëllai i vogël, Marcellos. Për fansat e tij, Wilder ka hedhur në Instagram një pjesë të vogël të videos, ku thekson se kjo është një pjesë e vogël e klipit që do të publikohet i plotë shumë shpejt, gjatë ditëve në vazhdim.
